Hoxhaj: Qeverisë i takon që të udhëheqë politikën e jashtme

Kosova

Hoxhaj: Qeverisë i takon që të udhëheqë politikën e jashtme

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 11:19
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se sapo kemi hyrë drejt asaj që të shohin se cilat janë elementet e një marrëveshje që do ta nënshkruaj Kosova e Serbia.

Sipas tij, Kosova duhet që ta nënshkruajë një marrëveshje që nuk do të kalojë vetëm në Parlamentin e Kosovës por edhe të Serbisë.

“Ne duhet të nënshkruajmë një marrëveshje që duhet të kaloj edhe në kuvendin e Serbisë”, tha Hoxhaj.

Ai ka treguar edhje angazhimet e PDK-së për marrëveshje.

“Ne angazhohemi si PDK që mos të ketë situatë që ne ta kemi një marrëveshje të keqe, që mos të kemi situatë që mos të ketë fare marrëveshje, që ne të kemi marrëveshje që nuk është e zbatueshme”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se janë duke projektuar energjinë e tyre në beteja të brendshme.

“Dje jam ndier keq për seancën e djeshme. Që duhet me u varur  prej votave të Listës Serbe”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq i pyetur nga moderatorja e panelit Jeta Xharra se pse pozita nuk ia ka bërë votat opozitës për rezolutë që mos të varen prej Vuqiqit, Hoxhaj tha se “Qeverisë i takon që të udhëheq politikën e jashtme”.

Sipas tij në kuvend gjendet konsensusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat