Vrasja në objektin e AKI-së, prokuroria kërkon paraburgimin

Kosova

Vrasja në objektin e AKI-së, prokuroria kërkon paraburgimin

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:26
AKI

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit V. I, në lidhje me vrasjen e cila ndodhi mëngjesin e kaluar në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Lajmin për Kallxo  e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po është bërë kërkesa nga ana e prokurorisë, masa e kërkuar është ajo e paraburgimit”, tha Beka.

Në anën tjetër Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyci, ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën nga Prokuroria për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në AKI.

Media kishte mësuar se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Mëngjesin e kaluar u raportua në lidhje me një vrasje e cila ka ndodhur brenda institucionit të AKI-së.

Media kishte mësuar se një punëtor sigurimi kishte shtënë me armë në  drejtim të një punëtori të shërbimit në ndërtesën e AKI-së.

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat