SHIL e UÇK-së nderon me mirënjohje kryetarin e Vushtrrisë

Kosova

SHIL e UÇK-së nderon me mirënjohje kryetarin e Vushtrrisë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:12
Xhafer Tahiri, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga Shoqata e invalidëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga Shoqata e invalidëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për kontributin e dhënë në përkrahjen e invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre, e në veçanti lidhur me zgjedhjen e çështjes së strehimit për familjen e invalidit të UÇK-së, të ndjerit Haki Bllaca, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.

Tahiri mirënjohjen e ndarë nga SHIL e UÇK-ë në Vushtrri, e quan të veçantë dhe ndjehet i nderuar.

“Gjatë përvojës sime kam marrë shumë mirënjohje, çmime e tituj, por ky është nderimi më i veçantë që më është bërë ndonjëherë, ngase kjo vije pikërisht nga ajo pjesë më e lavdishme e njerëzve tanë që lirinë dhe çlirimin e Kosovës e paguan me gjymtyrët e tyre, prandaj edhe ndihem shumë i nderuar”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat