Greg Dellawie takohet me kryetarin e Malishevës

Kosova

Greg Dellawie takohet me kryetarin e Malishevës

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 08:24
Greg Delawie dhe Ragip Begaj

Ambasadori Amerikan Greg Delawie, ftoi në një takim bashkëpunimi, kryetar komunash të Republikës së Kosovës, në mesin e të ftuarëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në Këtë takim u bisedua për zhvillimet nëpër komunat e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë në qeverisjen lokale, bashkëpunimi ndërmjet komunave si dhe ndihma këshilluese, që po e japin ambasadat e vendosura në Kosovë për komunat.

Greg Delawie dhe Kryetari, Begaj e shfrytëzuan këtë takim, për të biseduar veçmas për Komunën e Malishevës, zhvillimet ekonomike, sociale dhe infrastrukturën në përgjithësi si dhe për të ardhmen më të mirë për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës.

Ishte takim shumë miqësorë mes Delawie dhe Begajt, ku edhe u zutuan që Komuna e Malishevës dhe Ambasada Amerikane, të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Pasi ishet edhe takim lamtumirës për Ambasadorin Delawie, Begaj e falënderoi për tërë këto vite angazhim të tij në Kosovë dhe e vlerësoi lartë kontributin si ambasador që e dha për popullin e Kosovës, duke i uruar gjithë të mirat në pozita tjera të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat