Ky është personi që ka lejuar flamujt serbë në Gazivodë: Po e presim Vuçiqin

Kosova

Ky është personi që ka lejuar flamujt serbë në Gazivodë: Po e presim Vuçiqin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:12
Gazivodë

Drejtori i kompanisë publike dhe i distribucionit “Ibër’ që menaxhon me liqenin e Ujmanit, Srdjan Vuloviç, ka folur sot për agjencinë e lajmeve ‘tanjug’, rreth përgatitjeve që po i bëjnë para vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, vizitë kjo që me gjasë do të anulohet, pasi që atij nuk i është dhënë leje për vizitë në Liqenin e Ujmanit.

“Ne po përgatitemi që presidenti të vij, dhe kjo mendoj se do të ndodh. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye që ai të mos vij. E sidomos kur ai vjen për qëllime të mira dhe mesazhe të mira”, ka deklaruar ai.

“Vuçiq po bënë përpjekje për të zgjidhur problemin me Kosovën, dhe është në interes të të gjithëve”, ka shtuar tutje Vulovic.

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga Tanjug shihen flamujt serb teksa valëviten rreth liqenit të Ujmanit.

Kujtojmë që sot autoritetet kosovare ia kanë ndalur Vucicit që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, gjë që ka nxitur mjaft tensione, madje mendohet se është edhe njëra nga arsyet e anulimit të takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat