Bytyqi: Ngritja e infrastrukturës dhe cilësisë në arsim, prioritet i Qeverisë

Kosova

Bytyqi: Ngritja e infrastrukturës dhe cilësisë në arsim, prioritet i Qeverisë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:43
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka vizituar tri shkolla në komunën e Deçanit.

Bytyqi është takuar edhe me kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj me të cilin tha se qëllimi i takimit ishte çështja e sistemit arsimor dhe ngritja e kapaciteteve infrastrukturore në përgjithësi.

 Bytyqi: Biseduam për nevojat që ka sistemi i arsimit në Decan

“Në këtë takim biseduam për gjendjen e përgjithshme në komunën e Decanit, me theks të vecantë biseduam për çështjen e sistemit arsimor këtu në Deçan, për nevojat që ka ky sistem për infrastrukturë dhe bashkëpunim. Ne shprehëm gatishmërinë që të bashkëpunojmë me kryetarin, me DKA-në në fushën e sistemit arsimor këtu në komunën e Deçanit edhe në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore por gjithsesi shprehëm gatishmërinë që të jemi sa më afër në mënyrë që në shkollat e Deçanit të jetë suksesi ai që të gjithë ne po pretendojmë për një standard dhe cilësi shumë më të lartë se që kemi aktualisht”, tha Bytyqi.

 Gjatë vizitës në shkollën e mesme teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan, ministri Bytyqi konsideron që edhe këtu u pa një angazhim i menaxhmentit edhe i mësimdhënëseve, por mbi të gjitha ishte kënaqësi për t’i parë ata nxënës se si po përgatiten me kompetenca të mjaftueshme në moshën 18 vjeçare të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Bytyqi: Prioritet i joni arsimi cilësor

“Tani këtu edhe në shkollën e mesme të lartë teknike, ku u informuam mbi gjendjen e kabineteve pajisjeve që janë në këtë shkollë. Drejtori na njoftoi se këtu janë në fazën e validimit të profileve që për neve ka shumë rëndësi  validimi i këtyre profesioneve.  Konsideroj që edhe këtu u pa një angazhim i menaxhmentit edhe i mësimdhënëseve, por mbi të gjitha ishte kënaqësi për t’i parë ata nxënës se si po përgatiten me kompetenca të të mjaftueshme në mënyrë që në moshën 18 vjeçare të jenë të gatshëm për tregun e punës. Pra një prioritet i joni që po flasim për shkollat profesionale konsideroj që ke një praktikë e mirë në shkollën e lartë teknike”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se e ka njoftuar ministrin Bytyqi për punën që po bëhet në sistemin e arsimit dhe infrastrukturën në përgjithësi në këtë fushë.

Ramosaj:  Këtë vit ka filluar ndërtimi i dy shkollave të reja

“Ne kemi diskutuar të gjitha temat që lidhen me arsimin sidomos për aspektin e infrastrukturës shkollore si dhe për problematikat, edhe të cilësisë së arsimit, mirëpo edhe për të gjitha telashet që po e përcjellin sistemin e arsimit, qoftë për numrin e vogël të nxënësve, qoftë njerëz të shumtë të Deçanit të cilët janë profilizuar, kanë mbaruar fakultetin dhe adresa e parë është komuna për me gjet një vend pune... Këtë vit në Deçan kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja, katër shkolla të reja iu kanë nënshtruar programit të eficencës dhe po mendojmë që për vitin tjetër buxhetor me i përcaktuar prioritetet investive në infrastrukturën që shkollat në Deçan me qenë me një standard”, theksoi Ramosaj.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi i bënë një vizitë shkollës fillore  “Isa Boletini” në Isniq dhe shkollës “Lidhja e Prizrenit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat