Vendosen posterë mikpritës për Vuçiqin afër Ujmanit

Kosova

Vendosen posterë mikpritës për Vuçiqin afër Ujmanit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:19
Posterë për Vuçiqin afër Ujmanit

Muret afër liqenit të Ujmanit janë mbushur me posterë të cilët i urojnë mirëseardhje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë lokacion.

Vuçiq dhe Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmuan më herët se kreut të shtetit serb i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit.

Gjatë kësaj vizite, ai pritet ta vizitojë edhe një qendër turistike afër Ujmanit.

Kallxo raporton se ka parë punëtorë të kësaj qendre duke pastruar mjediset rreth qendrës për ta pritur Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat