Fillon rënia e temperaturave

Kosova

Fillon rënia e temperaturave

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 23:39
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në vendin ton dotë mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën, herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe me diell, vranësirat të shtunën, herë pas here do të shoqërohen me reshje të izoluara  shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë bashkë me shkallën e avullimeve dhe presionin atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat