Shoqëria Lëvizja kërkon zbardhjen e vrasjeve të të burgosurve politik

Kosova

Shoqëria Lëvizja kërkon zbardhjen e vrasjeve të të burgosurve politik

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:12
Shoqëria Lëvizja

(E plotësuar) - Shoqëria “Lëvizja” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 12 lëndë për hetimin e pjesëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare, të cilët ishin vrarë nëpër burgje dhe prita, gjatë regjimit të Serbisë.

Xhevat Bislimi, kryetar i “Lëvizjes” tha se po kërkojnë që t’i hetojnë dhe t’i ndriçojnë këto raste.

Ai tha se pushteti serb ka pasur edhe bashkëpunëtorë shqiptarë për këto vrasje, por sipas tij, është detyrë e prokurorisë t’i gjejë dhe të tregojë se në çfarë niveli ka qenë bashkëpunimi i tyre.

“I dorëzuam tashmë 12 lëndë për t’u hetuar vrasja dhe mbytja në burg e veprimtarëve dhe drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës kryesisht, por edhe të Lëvizjes Kombëtare përgjithësisht, t’u fillu prej Shaban Shalës, Fazli Grajçevcit, vëllëzërve Gërvalla, Kadri Zekës, Nuhi Berishës e Rexhep Malës, Abaz Mehmetit në Ferizaj që është mbytë në torturë e është hedhë nga kati i gjashtë e deri te Ukshin Hoti”, tha Bislimi.

Ai beson se Prokuroria do të punojë në zbardhjen e këtyre rasteve, ndërsa shtoi se janë duke përgatitur edhe dhjetëra lëndë të tjera për hetim.

Bislimi: Ata janë dëshmorë, fati i tyre duhet të ndriçohet

“Këta sot janë dëshmorë të kombit dhe heronj, prandaj fati i tyre duhet të ndriçohet që shoqëria jonë ta ketë ndërgjegjen të qetë dhe publiku, familjet, bashkëveprimtarët, populli ynë të dijë për fatin e tyre, si u mbytën, si u arrestuan, si u torturuan, si u vranë, si u rrethuan, kush i kallëxoi, kush i ndoqi, kush e mori vendimin politik për t’i vrarë, kush i ekzekutoi, e të tjera”, tha  Bislimi.

Anëtari i Kryesisë së “Lëvizjes” Bajram Ajeti tha se përgjegjësit për vrasjen e të burgosurve politikë janë të lirëe madje sipas tij punojnë nëpër institucionet qendrore. Por Ajeti nuk ka pranuar të japë emra apo të tregojë se për kë e ka fjalën.

Ajeti: Përgjegjësit sot shëtisin të lirë

“Përgjegjësit, mendojmë, kemi sot që shëtisin të lirë nëpër rrugët e Kosovës dhe pa dhënë përgjegjësi as pa kërkuar falje për të gjithë ato të këqija apo ato dëme që kanë bërë deri në marrjen e jetëve dhe mbytjen e njerëzve nëpër burgje vetëm pse ata e kanë dashtë atdheun e vet. Nuk kisha thanë sot, e dini ju, hulumtoni ju”, tha  Ajeti.

Në këto 12 lëndë që u dërguan për hetim, janë emrat e 16 personave për të cilët shoqëria “Lëvizja” po kërkohet hetim për vrasjen e tyre. 

***

Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar sot 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare.

Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla, Ukshkin Hoti, etj.

Bislmi ka njoftuar se ndërkohë do të dorëzojnë dhjetëra lëndë të tjera për vrasjen e të burgosurve politik.

Ai tha se shpreson që prokuroria t'i hetojë këto raste, në mënyrë që shoqëria ta ketë ndërgjegjen e qetë dhe populli ta dijë për fatin e tyre.

Kurs,e Bajram Ajeti nga kjo shoqëri, tha se është detyrë e prokurorisë t'i ndriçojnë rastet dhe të zbardhen.

Ai shtoi se mbase përgjegjësit për këto raste sot po shëtitën të lirë, por tha se sot nuk do të përmendë emra.

Në këto lëndë hetimi që janë dërguar sot, janë rastet e 16 të burgosurve politik.

****

Shoqëria Lëvizja po dorëzon në Prokurorinë Speciale të Kosovës 12 lëndë për hetim dhe ndriçim ku drejtuese te Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Lëvizjes Kombëtare përgjithësisht që janë vrarë ose janë mbytur në burgje, në rrethim, në prita nga shteti pushtues dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat