Qeveria do mbështet programin për shkëmbimin e të rinjve nga Kosova dhe Gjermania

Kosova

Qeveria do mbështet programin për shkëmbimin e të rinjve nga Kosova dhe Gjermania

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:45
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi të mirëkuptimit në fushën e arsimit të këmbimit të nxënësve dhe studentëve ndërmjet Kosovës dhe organizatës gjermane "Education Unlimited a.V.".

Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Haradinaj, tha se ky memorandum është një hap tjetër që dëshmon se Qeveria po i jep rëndësi arsimit në vend.

Ai tha se fal këtij projekti të rinjtë ë Kosovës kanë fituar mundësi për të shkëmbyer përvoja.

Haradinaj falënderoi familjet gjermane që strehuan dhe ndihmuan të rinjtë e Kosovës gjatë qëndrimit në Gjermani.

Haradinaj: Fal këtij projekti fëmijët tanë kanë përfituar shumë

"Fal këtij projekti dhe kësaj organizate, Kosova, fëmijët tanë, të rinjët tanë, kanë përfitu një mundësi më shumë, një rast të vlefshëm, për t'i këmbyer njohuritë dhe përvojat. Falë këtij programi, ne kemi pranuar nxënës gjermanë të cilët e kanë vizituar Kosovën, për ta parë një Kosovë ndryshe, një Kosovë evropiane", ka thënë Haradinaj.

Kurse kryetarja e “Education Unlimited a.V.”, Kerstin Zielosko Labonte tha se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga njëri tjetri.

Ajo  shpreson që ky bashkëpunim të thellohet ndërsa  njoftoi se vitin e ardhshëm do të organizojnë edhe punëtori për mësimdhënësit e Kosovës, me mësimdhënës të vendeve perëndimore.

Labonte: Vitin e ardhshëm do të organizojmë punëtori për mësimdhënës

“Ne duam që vitin e ardhshëm të mbajmë disa punëtori me mësimdhënës nga Gjermania, nga Austria, që të vijnë këtu dhe të punojnë me mësimdhënësit e Kosovës dhe të mbajnë punëtori të përbashkëta dhe ato njohuri që marrin, t’i transferojnë tek kolegët e tyre”, ka thënë Labonte.

Ky program është paraparë prej një kohëzgjatje prej 5 vitesh, ndërsa Haradinaj tha se do të donte që të ishte i përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat