Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Shalë për të nderuar dëshmorët e UÇK-së në betejën e Manzhiqit.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se gjithmonë do t’i nderojnë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane.
“Në Manzhiq të Shalës për të nderuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do ti nderojmë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë, të pavarur e sovrane. Shala e Isa Boletinit, Ahmet Selacit, Ukshin Kovaqicës, Bislim Bajgorës, Sherif Tërstenës, Shemsi Ahmetit, Rifat Zenelit, është Shala e krenarisë sonë kombëtare”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij Facebook..