Edhe Skenderaj i bashkëngjitet aksionit “ Ta pastrojmë Kosovën”

Kosova

Edhe Skenderaj i bashkëngjitet aksionit “ Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:32
Skenderaj

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Ambientit, në komunën e Skenderajt është zhvilluar aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, iniciative kjo e Kryeministrisë.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Musliu, tregoi se kishte qenë i pranishëm në qytetin e Skenderajt gjatë këtij aksioni. Ai tha se në këtë qytet gjithçka kishte qenë e organizuar.

Musliu: Në Skenderaj gjithçka ishte e organizuar mirë

“Ne ishim që në mëngjes në komunën e Skenderajt dhe këtu, nën udhëheqësin e kryetarit të komunës pamë një organizim të shkëlqyer, kishte persona nga niveli qendror, nga niveli lokal, domethënë ishte organizuar gjithçka, shkollat, stafi i komunës, të gjithë punëtorët”, ka thënë Musliu.

Musliu ka përmendur nevojën për krijimin e një fushate për vetëdijesimin e të rinjve në mënyrë që mbeturinat të mos hidhen pa kontrollë.

Musliu: Duhet të krijojmë një fushatë vetëdijësuese për pastrim

“Përveç pastrimit, ne duhet të kemi një fushatë vetëdijësuese, veçanërisht nëpër shkolla, në mënyrë që në të ardhmen të mos të ndodhin hedhje pa kontrollë, kuturu, domethënë, jam për një edukim, për një vetëdijesim të brezave në mënyrë që të kemi një ambient sa më të pastër dhe sa më të shëndetshëm”, ka thënë Musliu.

Ai ka thënë se nuk mjafton një herë në vit që të punohet për pastrimin e ambientit, por ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm çdo ditë për një ambient të pastër, të cilin e ka quajtur domosdoshmëri për çdo shtet.

Musliu: Ambienti është shtëpia jonë e përbashkët

“Unë besoj se çdo qytetar i Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e pastërtisë së ambientit, sepse sot, pothuajse në gjithë botën, veçanërisht në qytetet në zhvillim, më nuk është nevojë që ambienti të jetë i pastër, por është domosdoshmëri. Domethënë, nuk mjafton të punojmë për ambientin një here një vit, po duhet çdo ditë të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm se ambienti është shtëpia jonë e përbashkët”, ka thënë Musliu.

Musliu ka njoftuar se përveç punëtorëve të komunës dhe qytetarëve, këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe pjestarë të FSK-së dhe të Policisë, të cilët i ka falënderuar për kontributin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat