Ministri Reçica ofron përkrahje për komitetin e Grave të Verbra - Bota Sot
Ministri Reçica ofron përkrahje për komitetin e Grave të Verbra

Kosova

Ministri Reçica ofron përkrahje për komitetin e Grave të Verbra

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:11
Skender Reçica dhe Bajramshahe Jetullahu

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u takua sot me drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës (KGVK), Bajramshahe Jetullahu dhe përfaqësues të këtij Komiteti, me të cilët bisedoi rreth pozitës së të verbërve në Kosovë dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të përkrahjes më të madhe të kësaj kategorie, veçanërisht femrave.

Ministri Reçica tha se kjo ministri është e përkushtuar për t’u dhënë përkrahjen e merituar kategorive më të cenueshme në bazë të kapaciteteve që ka, me qëllim të sigurimit të një mirëqenie të duhur për to.

“MPMS është duke punuar në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe do të shmangen problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani”, tha ministri Reçica.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera