Babai i Leonorës, dëshmori Qazim Jakupi do të prehet në vendlindje

Kosova

Babai i Leonorës, dëshmori Qazim Jakupi do të prehet në vendlindje

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:22
Babai i këngëtares, Leonora Jakupit, Qazim Jakupi do të rivarroset në Kosovë, 20 vite pas rënies së tij si dëshmor në luftën heroike të UÇK-së

Babai i këngëtares, Leonora Jakupit, Qazim Jakupi do të rivarroset në Kosovë, 20 vite pas rënies së tij si dëshmor në luftën heroike të UÇK-së.

Republika e Kosovës ka pranuar nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel  Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, babai të këngëtares Leonora Jakupi, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku me nderime shtetërore arkivolet u futën në Republikën e Kosovës.

Familjarë të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit dolën sot në kufi me Shqipërinë ku u bë bartja e eshtrave të më të dashurve të tyre.

Bashkë me familjarët, aty dolën edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Kreu i FSK-së me këtë rast tha se është e vështirë të përshkruhet me pak fjalë vepra e Ahmet Krasniqit.

Berisha: Krasniqi, ushtarak i zoti e profesionist

"Është një ditë e veçantë, sepse në mënyrë shtetërore në përcjelljen e FSK-së dhe shtetit shqiptar, po bëhet rivarrimi i tyre me nderimet më te mëdha shtetërore dhe ushtarake...Kam pas rast ta njoh Ahmet Krasniqin në Kroaci, ishte një oficer ushtarak i zoti, profesionist i mirë, organizator i mire dhe rrjedh nga një familje patriotike, prandaj është problem që me pak fjalë të përshkruhet i tëre kontributi i tij për lirinë e Kosovës", tha ai.

Nesër prej orës 10:00 deri në 12:00 do të ketë homazhe në Parlamentin e Kosovës, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore.  Ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat