Mungesa e shkathtësive të punëtoreve do të rritet pas liberalizimit te vizave

Kosova

Mungesa e shkathtësive të punëtoreve do të rritet pas liberalizimit te vizave

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:20
Foto arkiv

Për të diskutuar mbi hapat që mund të ndërmerren për të përmirësuar situatën në tregun e punës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon sot tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. 

Fuqia punëtore sipas OEAK është padyshim një faktor kyç për zhvillimin e sektorit privat në vend dhe aftësinë e këtij sektori për të qenë konkurrues me vendet e rajonit. 

OEAK konsideron se tregu i punës meriton të ketë një vëmendje të theksuar në diskursin publik gjatë viteve në vijim, dhe sektori privat duhet të ofrojë kontributin për krijimin e një tregu të punës që do t’i shërbejë industrisë vendore. 

Përderisa mungesa e shkathtësive të fuqisë punëtore është një shqetësim i theksuar për sektor privat, gjendja sipas OEAK pritet të vështirësohet edhe më tej pas përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat