Përfundimi i sezonës së verës, MPB njofton se s’ka kolona në pikat kufitare

Kosova

Përfundimi i sezonës së verës, MPB njofton se s’ka kolona në pikat kufitare

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:07
Pritjet askund nuk tejkalojnë intervalin prej pesë minutash

Përfundimi i sezonës së verës ka shkaktuar përmirësim të dukshëm të gjendjes në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Kështu, sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet askund nuk tejkalojnë intervalin prej pesë minutash.

Vlen të theksohet se gjatë tërë sezonës së verës bashkëatdhetarët ishin ankuar se po përballen me pritje të gjata, kryesisht në dalje të territorit të vendit.

E nga Ministria e Punëve të Brendshme ishin shprehur se fajet për këto pritje të panevojshe i ka edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të tyre.

Gjendje më e rënduar, zakonisht ishte në Merdare, ku pritjet shpesh arrinin deri në pesë orë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat