Malishevë, së shpejti nisin tri projekte në bujqësi

Kosova

Malishevë, së shpejti nisin tri projekte në bujqësi

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 12:37
Malishevë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha në komunën e Malishevës, ka njoftuar se shumë shpejt do të realizohen edhe tri projekte në fushën e bujqësisë, ai për përkrahje me lopë qumështore, për përkrahje për makina për mbjellje të misrit dhe projekti për përkrahje me makina për shpërndarjen e plehut kimik.

Ai këto komente i bëri në mbledhjën e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në mbledhjen e sotme, edhe drejtorët e drejtorive tjera kanë raportuar për punët dhe aktivitetet gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim, ku sipas tyre janë duke vazhduar me realizimin e projekteve dhe planifikimeve për këtë vit.

Sipas drejtorit për buxhet, Valon Mazreku, është hartuar draft buxheti komunal për vitin e ardhshëm, i cili do të duhet të diskutohet në Kuvendin e Komunës gjatë kësaj jave.

Po ashtu, në këtë mbledhje, drejtoresha e sportit, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka njoftuar se edhe Komuna e Malishevës është pjesë e “Javës evropiane të sportit” dhe do të jetë pjesëmarrëse në disa nga aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat