Nesër me diell, por do të jetë ftohtë

Kosova

Nesër me diell, por do të jetë ftohtë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlera ekstreme të rritura, krahasuar me elementet tjera meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat