Vullnetarisht dhurojnë gjak

Kosova

Vullnetarisht dhurojnë gjak

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:46
Vullnetarisht dhurojnë gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi civil i këtij stacioni, vullnetarisht sot kanë dhuruar për nevojat e shërbimit shëndetësor në vend.

Aksionin e dhurimit të gjakut e ka përshëndetur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka vizituar zyrtarët policorë derisa ishin duke dhuruar gjak.

Ai me këtë rast i ka përshëndetur të gjithë zyrtarët policorë të Malishevës, të cilët krahas detyrës në ruajtjen e sigurisë, janë edhe dhurues vullnetar të gjakut dhe përmes kësaj edhe shpëtojnë jetë edhe në këtë mënyrë.

Ndryshe, aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur edhe qytetarë dhe zyrtarë komunalë të Malishevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat