Ministri Gashi: Droga kërcënon seriozisht rininë kosovare - Bota Sot
Ministri Gashi: Droga kërcënon seriozisht rininë kosovare

Kosova

Ministri Gashi: Droga kërcënon seriozisht rininë kosovare

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:04
Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi në konferencën "Luftimi i trafikimit ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në Aeroporte", se transporti i drogës përmes rrugës së Ballkanit është reduktuar dukshëm, por pavarësisht kësaj "Rruga Ballkanike" mbetet sfidë serioze për zbatimin e ligjit.

Ai tha se për të arritur këtë qëllim nevojitet bashkëpunim i ngushtë si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

“Përfitimet materiale nga tregtia me drogë si dhe varësia nga përdorimi i drogës, bën që shumë individë lehtë shfrytëzohen nga kriminelët dhe organizatat kriminale. Droga e kërcënon shëndetin e të gjithëve, sundimin e ligjit dhe në fund vitalitetin dhe forcën e gjithë shoqërisë”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi i cili po qëndron në Austri, me ftesë të zëvendësministres së Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, theksoi se puna e institucioneve të Kosovës në kuadër të këtij projekti, vërteton edhe njëherë rëndësinë e qasjes dhe shkëmbimit të informatave në luftën e përbashkët kundër krimit transnacional, kjo dëshmon rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera të sigurisë.

Ai po ashtu vuri në pah se droga kërcënon seriozisht rininë kosovare e cila pa dyshim është pasuria më e vlefshme që sot ka Republika e Kosovës.

Ndryshe, projekti "Luftimi i trafikimit ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në Aeroporte" është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Austria me shtetet partnere Republika e Kosovës dhe Çekia.

Në kuadër të këtij projekti gjatë 18 muajve u bë e mundur të arrestohen 131 persona dhe të konfiskohen 2 tonë lëndë narkotike nëpër aeroporte. Ky projekt nga Kosova u realizua përmes Policisë së Kosovës dhe Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...