EduUSA kremton 10-vjetorin e themelimit, përurohen hapësirat e reja të punës

Kosova

EduUSA kremton 10-vjetorin e themelimit, përurohen hapësirat e reja të punës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:47
Qendra Këshilluese Amerikane EduUSA

Qendra Këshilluese Amerikane EduUSA, ka festuar gjatë ditës së sotme 10-vjetorin e themelimit të Kosovë, me ç’rast janë përuruar edhe hapësirat e reja punese në Fakultetin e Edukimit.

Drejtori ekzekutiv i EduUSA, Erblir Kadriu, ka folur rreth punës dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë punës në Kosovë.

"Qendra amerikane nuk do të ishte e mundur të qëndronte këtu po të mos ishte qenë Ambasada e Amerikës. Një ndër partnerët ka qenë edhe Shkolla amerikane në Kosovë, Fakulteti i Edukimit që na jep tash një hapësirë të re. Në këto 10 vite qendra është rritur shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë me studentët edhe përmes zhvillimit të programeve të reja", tha ai.

Ndërsa, Richard Mei, shef i Zyrës për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës amerikane në Kosovë, tha se për dhjetë vjet pune ka pasur arritje të shumta, por në pesë vjetët e fundit kanë pasur suksese të dyfishta, ndërkohë që shpreson të festojnë edhe 20- vjetorin e kësaj qendre.

Zëvendësministri i MASHT, Heset Sahiti, tha se kjo qendër ka dhënë kontribut të madh për studentët që vijojnë studimet në SHBA dhe ka bërë angazhime të ndryshme për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët dëshirojnë t’i vijojnë mësimet në Amerikë.

Ai me këtë rast bëri të ditur se MASHT ka riakredituar të gjitha programet e qendrës këshilluese amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat