Pacolli tregon si e sheh zgjidhjen politike në dialogun me Serbinë

Kosova

Pacolli tregon si e sheh zgjidhjen politike në dialogun me Serbinë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:58
Behgjet Pacolli dhe Johaness Hahn

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të rajonit me komisionarin për Zgjerim Johaness Hahn, ka thënë se nëse dialogu me Serbinë përqendrohet vetëm te zgjidhjet politike, atëherë do të ketë ngecje në këtë drejtim.

Sipas Pacollit, “zgjidhja është tek ekonomia, tek mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona”.

Në takim është folur lidhur me një Plan Veprimi për bashkëpunimin ekonomik, ku ministri Pacolli tha se “digjitalizimi është një levë e jashtëzakonshme e zhvillimit rajonal”, dhe mori shembullin e kompanisë globale UBER, e cila falë digjitalizimit është bërë një lojtar i fuqishëm në vetëm 4 vjet.

“Kërkova që mes vendeve tona të krijohen mundësi bashkëpunimi ekonomik, sepse sipas rregullave të ekonomisë globale kompanitë e dobëta nuk mund të mbijetojnë kurse kompanitë e forta bëhen edhe më të forta”, shkruan Pacolli në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat