Halilaj: Milaim Zeka u keqkuptua

Kosova

Halilaj: Milaim Zeka u keqkuptua

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:35
Milaim Zeka

Veprim të ngutshëm të Prokurorisë e ka cilësuar arrestimin dhe ndalimin e deputetit Milaim Zeka, avokati i tij Gazmend Halilaj.

Halilaj tha se arrestimi i klientit të tij është e pabazuar.

“Prokuroria nuk ka bazë për arrestimin e të mbrojturit tim, Milaim Zeka. Dyshimi për kanosje ndaj të mbrojturit tim nuk qëndron sepse veprimet e tij nuk plotësojnë kriteret për t’u cilësuar vepër penale”, tha avokati Halilaj.

Sipas avokatit deklarimi i Milaim Zekës se “se do ta ndjekë penalisht e me kanun” prokurorin Afrim Shefkiu, i cili po merret me listat e veteranëve përfitues, nuk përbën kanosje.

“I mbrojturi im është keqkuptuar, ngase ai ka dashur të thotë se do të përdor mjetet juridike. Sa i përket deklarimit për kanun, ai ka dashtë të nënkuptoj procedurat e ndërmjetësimit që parashihen në kanun”, tha Halilaj.

Ai beson se ky vendim do të hiqet pasi që nuk ka asnjë bazë që ai të mbahet.

Deputeti Zeka është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore pasi që ai në një emission televiziv ka “kanosur” prokurorin Afrim Shefkiu.

Zeka ka thënë se këtë prokuror do ta ndjek “me Kanun dhe privatisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat