MBPZHR partner serioz në zbatimin e politikave mbështetëse për fermerët

Kosova

MBPZHR partner serioz në zbatimin e politikave mbështetëse për fermerët

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:56
MBPZHR

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, gjatë një takimi sot i ka premtuar kryetarit të Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, se do të jenë partner serioz në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi ka njoftuar kreun e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit për realizimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai theksoi se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit.

“Buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit”, tha Krasniqi.  

Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e falënderoi zëvendësministrin për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim, pasi në këtë mënyrë do të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat