Pse në Kosovë nuk mbillet luledielli

Kosova

Pse në Kosovë nuk mbillet luledielli

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:48
Ilustrim

Fejzulla Mustafa, tash e një vit, merret me prodhimin e vajit për ushqim.

Por prej se ka dalë në treg, ai është dashur ta importojë lëndën e parë, vajin gjysmë të përpunuar. Afër 1 milion litra vaj të parafinuar i blen vetëm brenda një muaji nga Bullgaria dhe Serbia.

Kjo meqë në vend nuk po gjen bujq, të cilët mbjellin luledielli.
Çmimi i vajit gjysmë të përpunuar në berzën ndërkombëtare lëviz nga 600 deri 700 euro për ton.

Për këtë, Mustafa tregon se importi i lëndës së parë ka ndikuar edhe në çmimin final të produktit,.

Në Ministrinë e Bujqësisë tregojnë se ka rënie të interesimit të fermerëve për mbjellje të lulediellit.Këtë vit kanë aplikuar për subvencionim vetëm 5 fermerë për mbjelljen e gjithsej 8 hektarëve me luledielli.

Por të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se ka rritje të përdorimit të lulediellit në vend. Sasia e importit ka shënuar rritje gjatë vitit 2016 e veçanërisht vitin e kaluar, me 1.7 milion kg. Ndërsa, këtë vit, në muajt janar - shtator janë importuar 1.3 milion kg fara luledielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat