Një mijë pacientë të stentuar brenda vitit në QKUK

Kosova

Një mijë pacientë të stentuar brenda vitit në QKUK

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

QKUK ka stentuar një mijë pacientë brenda këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili ka thënë se familjet të cilat kanë shpenzuar jashtë institucioneve publike, tani trajtohen pa pritje dhe pa pagesë në QKUK.

“I lumtur dhe krenar që reformat tona në shëndetësi po japin rezultate. 74-vjeçarja nga Podujeva, Dinora Syla, u bë pacientja e njëmijtë e cila përfiton nga shërbimi 24-orësh kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Para se të kthehet në familjen e saj, pas një ndërhyrjeje të suksseshme, ajo ishte mirënjohëse ndaj infermiereve dhe mjekëve për shërbimin e mirë ndaj saj. Mbi 5 milionë euro kursime të xhepit të qytetarëve këtë vit vetëm nga stentimet. Familje të shumta që kanë shpenzuar kursimet familjare jashtë institucioneve publike, sot trajtohen pa pasur nevojë të presin dhe pa pagesë në QKUK. Me përkrahjen e duhur, mjekët tanë mund të bëjnë mrekulli në vendin tonë, e përkrahja nuk do t'u mungojë”, ka shkruar Ismaili.

Kujtojmë se së fundi është lansuar shërbimi 24 orësh për kujdesin naj zemrës dhe stentimin në QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat