Kryeministri ngushëllon familjen e bashkëluftëtarit të tij Skender Krasniqi

Kosova

Kryeministri ngushëllon familjen e bashkëluftëtarit të tij Skender Krasniqi

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 12:56
Skender Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e bashkëluftëtarit të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Skender Krasniqi, që u nda sot nga jeta.

Krasniqi ka shërbyer në zonën e Malishevës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Skender Krasniqi. Skenderi ishte luftëtar i orëve të para, i gatshëm për sakrificë, sa herë që e kërkoi atdheu. Shembulli i tij prej luftëtari e atdhetari, do të kujtohet ndër breza. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat