Ministria e Kulturës investon dy milionë euro për katër projekte në Rahovec

Kosova

Ministria e Kulturës investon dy milionë euro për katër projekte në Rahovec

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:16
Nenshkrimi i memorandumeve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Komunën e Rahovecit, me ç'rast është takuar me kryetarin Smajl Latifi.

Ata nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi, përmes së cilëve parashihet të ndërtohet Stadiumi i Qytetit dhe Palestra Sportive në Rahovec. Po ashtu, në kuadër të këtyre memorandumeve do të ndërtohet edhe një stadium në Ratkoc dhe, si dhe palestra sportive në Krushë të Madhe.

Kryetari Latifi tha se bashkë më ministrin u dakorduan që sivjet të përfundojnë punimet në Palestrën Sportive të Rahovecit, e cila ka nisur që në vitin 2011.

Ai njoftoi që vlera financiare e këtyre katër projekteve është dy milionë euro.

Ministri Gashi tha se si ministri janë të interesuar që ndërtimet në palestrën e Rahovecit t'i përmbyllin sivjet.

Ai premtoi mbështetje të plotë për komunën e Rahovecit dhe njoftoi që pos këtyre projekteve në fushën e sportit, do të investojnë edhe në shtëpinë muze të Ukshin Hotit si dhe shtëpinë ku u masakruan banorët e Krushës gjatë luftës. Për këtë të fundit, Gashi tha se planifikojnë ta shndërrojnë në një muze të kujtimeve kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat