Policia jep detaje për rrahjen në Kuvendin e Skenderajt

Kosova

Policia jep detaje për rrahjen në Kuvendin e Skenderajt

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:18
Policia e Kosovës

Policia e rajonit të Mitrovicës ka konfirmuar se dy ankues gjenden në stacionin e policisë lidhur me përleshjen që ka ndodhur në kuvendin komunal të Skenderajt gjatë seancës së sotme.

Media raportoi para pak qasteve se në kuvendin komunal të Skenderajt ka ndodhur një përleshje ku janë përfshirë shumë zyrtarë komunalë.

"Dy nga ata që ishin në rrahje gjenden në polici, duke pritur të japin deklaratë. Akoma nuk është hapur rast”, ka thënë zëdhënsja e policisë rajonale të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Ndërsa media mëson se më së shumti lëndime ka pësuar asamblisti i Inicitiatëvs 40000, Malsor Bejta. 

Rojet e kryetarit të komunës, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin për Kulturë dhe Rini, Ramiz Shala, janë rrahur me disa asambleistë të Vetëvendosjes dhe të Iniciativës 40000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat