Kështu kishte nisur rrahja në komunën e Skenderajt

Kosova

Kështu kishte nisur rrahja në komunën e Skenderajt

Nga: D.RR Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:21
Kuvendi Komunal, Skenderaj

Sot një përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Skenderajt ka ndodhur mes asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe asamblisti i ‘Iniciativa katërdhjetmijë’ dhe drejtorit të Komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, përcjell "Bota sot".

Këshilltari Malsor Bejta, ka sqaruar në Facebook se si ka ardhur deri te rrahja. Ai ka thënë se kur ai kishte marrë fjalën në Kuvend, drejtori Ramiz Shala e kishte sharë dhe ofenduar atë, me fjalët “te rrehi shuplaka” dhe “baje b***n”.

Postimi i plotë:

Kerkese publike drejtuar Kryetarit te Komunes z.Bekim Jashari.

Para disa momentesh Drejtori i famshem i Kyetarit te Skenderajt, i cili ka rast te hapur ne Policine e Kosoves per kercenime drejtuar ndaj meje, ne prezence te Kryetarit me ofendoi me fjale fyese, gjate kohes derisa isha duke mbajtur fjalim ne foltoren e Kuvendit Komunal, me fjalet: "baje bothen" dhe "te rrehi shuplaka"

Kerkoj nga Kryetari i Komunes z. Bekim Jashari. Qe ta detyroj Drejtorin e tij te me kerkoj falje publike ne foltore...
Perndryshe fymjet karrshi meje do t'i konsideroj se jane te shtyera nga vet Kryetari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat