Flasin zyrtarët e përfshirë në rrahje në Skenderaj – Ramiz Shala thotë se asamblisti pati thikë

Kosova

Flasin zyrtarët e përfshirë në rrahje në Skenderaj – Ramiz Shala thotë se asamblisti pati thikë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:53
Kuvendi, Skenderaj

Asamblisti Hysni Mehana ka folur për Frontal rreth përleshjes fizike që ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Mehana ka thënë se është sulmuar fizikisht asamblisti i Iniciativës Qytetare 40000, Malsor Bejta.  

“Malsor Bejtën kanë fillu me sulmu fizikisht. Kur kam shkuar ta shikojë se cfarë ka ndodhur, rojet e Bekim Jasharit”, ka thënë Mehana.

Mehani ka thënë se atë dhe Bejtën e ka sulmuar drejtori për Kulturë, Rini  dhe Sport, Ramiz Shala dhe rojet e Bekim Jasharit.

Ndërsa drejtori Shala në një lidhje direkte ka thënë se atë e ka kërcënuar Bejta me thikë, prandaj është detyruar tën sulmojë. Megjithatë thotë se asamblisti në fjalë nuk ka pasur lëndime.

“Nuk është e verëtë në këmbë ka dalë. Asnjë lëndim nuk e ka” , ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat