Ministri Bytyqi njoftohet me reformat arsimore në Virgjinia

Kosova

Ministri Bytyqi njoftohet me reformat arsimore në Virgjinia

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 20:26
Shyqiri Bytyqi gjatë vizitës në SHBA, është pritur nga shefi i departamentit të arsimit në shtetin Virgjinia, James F. Lane,

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi gjatë vizitës në SHBA, është pritur nga shefi i departamentit të arsimit në shtetin Virgjinia, James F. Lane, njëherësh edhe inspektor i lartë për mësimdhënie për shkollat publike fillore dhe të mesme, me të cilin ka biseduar për reformat në arsim.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur sot nga z. James F. Lane, shef i departamentit të arsimit në shtetin Virgjinia, njëherësh edhe inspektor i lartë për mësimdhënie për shkollat publike fillore dhe të mesme me të cilin kemi biseduar për reformat në arsim që po bëjnë të dy vendet.

Jam njoftuar nga z. James F. Lane për reformat që po bën shteti Virgjinia në sistemin arsimor parauniversitar, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me pesë shtylla kryesore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, e që në përgatitjen e tyre një rol të rëndësishëm e kanë mësimdhënësit dhe vullnetarët tjerë.

Përveç që më ka shpjeguar në hollësi këto reforma që po bëhen në arsimin parauniversitar në Virgjinia, z. James F. Lane më ka ofruar edhe një kopje të tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar që këto reforma të implementohen edhe në Kosovë. Në fund të takimit e kam falënderuar z. James F. Lane për gatishmërinë e tij dhe të shtetit Virgjinia për ta përkrahur Kosovën në rrugëtimin drejt reformave në dobi të avancimit të cilësisë në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat