Blerta Deliu, kërkon ndihmë për gjetjen e Arbnore Dobrajt

Kosova

Blerta Deliu, kërkon ndihmë për gjetjen e Arbnore Dobrajt

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:44
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka marrë me shqetësim informacionin rreth zhdukjes së 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobraj.

Deliu, e cila është bashkëvendëse e Dobrajt, ka thënë se familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë.

“… Po e ndajë me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skenderaj, të cilët që nga mëngjesi i sotëm nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22 vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më herët, rastin për humbjen e 22 vjeçares e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmoj se sot me 28.09.2018 rreth orës 14:00 në Policinë e Kosovës është  paraqitur ankuesi Mashkull/SH/K i cili raporton se viktima femër, me datën 27.09.2018 rreth orës 08:15, është larguar nga shtëpia”, ka thënë Hoxha.

Njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat