Kurti për vizitën e Thaçit në Ujman: Gjeste dhe inskenime komike që mund të kenë pasoja të rrezikshme

Kosova

Kurti për vizitën e Thaçit në Ujman: Gjeste dhe inskenime komike që mund të kenë pasoja të rrezikshme

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:01
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, nga sheshi i Prishtinës ka reaguar ndaj vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në veriun e Kosovës sot.

I pyetur nga KosovaPress, Kurti e ka quajtur “gjest dhe inskenim komik” të Thaçit, vizitën e tij te liqeni i Ujmanit sot në veri të Mitrovicës.

Vizita e Thaçit në veri është e para e realizuar nga një president i Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

Por Kurti ka thënë se Thaçi sot tregoi që është pa popull.

“Protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave dhe kundër akrobacioneve dhe lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon që populli e do Republikën dhe është  e vendosur që ta shpëtojë nga aventurat e tij. Ai bënë inskenime në kushte kur është në këmbë një komb, kjo tregon që është tepër i brishtë dhe tepër i brengosur për karrigen e tij”, ka thënë Kurti.

“...ky president nuk ka mandate nuk ka platformë, nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet . Sot u pa që nuk ka as popull, populli është këtu në sheshin e Republikës ndërkohë që ai bënë gjeste dhe inskenime që realist janë komike por duhet patur kujdes se mund të kenë pasoja të rrezikshme”, ka thënë kreu i VV-së, Albin Kurti nga protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat