Protestuesi: Thaçi mori leje nga Vuçiqi ta vizitojë Ujmanin

Kosova

Protestuesi: Thaçi mori leje nga Vuçiqi ta vizitojë Ujmanin

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:06
Pamje nga protesta

Vizita e presidentit Hashim Thaçi që sapo e zhvilloi në Liqenin e Ujmanit nuk po u bën përshtypje protestuesve që po vazhdojnë të protestojnë kundër tij në sheshin kryesor të Prishtinës. Në një lidhje direkte në T7, një minator i Mitrovicës veprimin e Thaçit e ka quajtur lojë politike.

Ky minator tha se këto janë lojëra politike që sipas tij Thaçi është marrë vesh me Vucicin për ta marrë vëmendjen e protestës.

Protestën e Vetëvendosjes po e përkrahin edhe deputetë të LDK'së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

“Një popull si nënshtorhet një njeriu”, protesta e thirrur sot nga Lëvizja Vetëvendosje ka rreth një orë që ka filluar në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat