Labinot Tahiri kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës së zhdukur nga Skënderaj

Kosova

Labinot Tahiri kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës së zhdukur nga Skënderaj

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 09:25
Labinot Tahiri dhe Arbnora Dobra

Arbnora Dobra, 22 vjeçare nga Skënderaj që nga dita e enjte rezulton e zhdukur.

Rasti është lajmëruar edhe në polici, ndërsa kanë filluar hetimet rreth këtij rasti, shkruan lajmi.net.

22 vjeçarja ka dalur mëngjesin e së enjtes nga shtëpia dhe më nuk është lajmëruar, pas kësaj familjarët paraqitën rastin në polici.

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri mëngjesin e sotëm ka postuar fotografinë e saj në profilin e tij, duke kërkuar ndihmë për këtë vajzë, në mënyrë që autoritetet të nihmohen në gjetjen sa më të shpejtë të Arbnorës.

“Mirëmengjesi! Sot në vend të ndonje foto nga ana ime, postoj këtë kërkesë për ndihmë që i duhet familjarëve dhe organeve të policisë ndonje deshmi rreth gjurmëve të kësaj vajze.
Qofshi të bekuar dhe bëjeni share…! I duhet ndihmë policisë dhe familjes.
LABI”, ka shkuar ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat