Akuzat e imamit Osman Musliu për sekretarin e BIK-ut

Kosova

Akuzat e imamit Osman Musliu për sekretarin e BIK-ut

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:16
Osman Musliu

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të BIK-ut Resul Rexhepin për shkelje të rregullores dhe dëmtim të rëndit në kuadër të BIK-ut.

Sipas imamit Musliu, sekretari Rexhepi i ka mundësuar kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnaves ta shkelë kushtetutën për ndryshim të nenit me qëllim të vazhdimit të mandatit të tretë në mënyrë të paligjshme.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Rexhepi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin kundër diplomave të blera të cilat i ka arkivuar ai, të cilat nuk mund të nostrifikohen në asnjë institucion arsimorë nëpër botë.

Imami ka thënë se Rexhepi dyshohet ta ketë falsifikuar datën e lindjes së tij, vetëm për t`ia vazhduar vetes mandatin e tij si sekretar.

Postimi i plotë i Imamit Osman Musliu:

“Sindikata e Pavarur e Bashkesise Islame te Kosoves

FENOMENI RESUL REXHEPI NË BIK-së

Resul Rexhepi rreth 40 viteve me radhë është në funksione të larta të BIK. Ai ishte drejtor si dhe këshilltar i kryetarit të kryesisë , ndërsa sot është sekretar i përgjithshëm i BIK, pozitë të cilën e kishte marr padrejtësisht vite më parë, duke shkelur drejtpërdrejtë rregulloren e brendshme të punës, e cila pozitën e sekretarit e kushtëzonte me kualifikim superior të fakultetit juridik.

Resul Rexhepi është personi i cili më së shumti e ka dëmtuar rendin në kuadër të BIK,duke hapur rrugën e shumë parregullsive dhe shkeljeve flagrante brenda këtij institucioni.

Fenomeni Resul kaq shumë vite, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin kundër diplomave të blera të cilat i ka arkivuar vet dhe që shumë prej tyre nuk mund të nostrifikohen në asnjë institucion arsimor në botë.
Dhjetëra kuadro punojnë sot në institucionet e BIK me diplomë false,me të cilat Resuli as që është marr ndonjëherë me verifikimin e burimeve të tyre.

Fenomeni Resul nuk është marr asnjëherë me parandalimin dhe as lajmërimin e shkeljeve të shumë këshillave të BIK, të cilat disa nga to kanë t`huajsuar pasuritë dhe patundshmëritë vakufnore, duke i shitur ose duke i dhënë ato me koncesione njerëzve të fuqishëm afarist.

Fenomeni Resul, është pikërisht ai i cili i mundësoj kryetarit të Kryesisë së BIK të shkel kushtetutën duke ndryshuar nenin 49, i cili i hapi atij rrugën e mandatit të tretë në mënyrë të paligjshme.
Fenomeni Resul në BIK është gjithashtu ai i cili mban pozitën e sekretarit të kryesisë dhe të kuvendit,si formë më lehtë për të mbajtur nën kontroll institucionin legjislative të Kuvendit dhe të kryesisë. Forma më e mirë e manipulimit mes dy institucioneve.

Fenomeni Resul Rexhepi mbi 10 vite me radhë mbanë përgjegjësinë e redaktorit të vjetarit takvimit me tirazh mbi 20.000 kopje, të cilin e disa vite me radhë e botuar nga e njëjta shtëpi botuese !!!.
Fenomeni Resul Rexhepi, është po ai i cili lejoj botimin e letrave me vlerë në kuadër të BIK pa komisione përkatëse të më shumë se një personi.

Fenomeni Resul, dyshohet për falsifikim të datëlindjes së tij, vetëm për t`ia vazhduar vetes mandatin e tij si sekretar, kurse shokët e gjeneratës së tij tanimë të gjithë kanë kaluar në pension.
Fenomeni Resul Rexhepi vazhdon pozitën e sekretarit, edhe pse ka mbushur vitet e pensionimit, sepse ashtu i ka urdhrat që të mos lejoj shkëputjen e këtij institucioni nga hallka e hershme e byrosë së Beogradit dhe demokratizmin e tij siç do i kishte hije.

Fenomeni Resul do të merret edhe me organizimin e ta ashtuquajturave zgjedhje të Kryesisë së BIK-së, të cilat janë paraparë të mbahen në tetor të këtij viti.

Kuptimi i emrit Resul në gjuhën shqipe ka kuptimin i “dërguar”. Prandaj si duket ai beson se është i dërguar për të “ shpëtuar” BIK-së.

S’ke faj ti Resul! Bravo ty Resul ! Ke mbijetuar gjatë, por ti nuk je vetëm aty, përndryshe nuk do të arrije të jesh kaq gjatë në vendimmarrje të BIK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat