World Vision në bashkëpunim me MKRS shënuan Ditën e Rinisë

Kosova

World Vision në bashkëpunim me MKRS shënuan Ditën e Rinisë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:25
Shenimi i Dites se Rinise

Afro 200 të rinj nga qytetet të ndryshme të Kosovës patën mundësinë të diskutojnë mbi punësimin, sipërmarrjen dhe sesi ata i shohin problematikat në komunitetet ku jetojnë.

Kjo u mundësua gjatë një aktiviteti të organizuar nga organizata World Vision dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Kosovë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka thënë se në vitin 2019 do ta ndryshojnë tërësisht strategjinë për rininë.

"Si MKRS edhe pse drejtpërdrejt nuk e mbulojmë punësimin, jam shumë i interesuar që të kemi programe konkrete që ti ndihmojnë të rinjtë në punësim. Besojmë që viti 2019 do të jetë viti i të rinjve. Për herë të parë do të kemi një fond rinor me 1 milion euro dhe do të jetë vetëm për të rinjtë e Kosovës, tha ministri Gashi. Ai ka thënë se çështja e punësimit, narkotikët dhe ekstremizmi i dhunshëm, janë tri problemet me të cilat janë përballur rinia kosovare, por që ai tha se fal reagimit institucional si dukuri kanë rënë dukshëm. Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boçe Elmazi, bëri të ditur se do të zgjerojnë programet që ofrojnë për të rinjtë. World Vision është atje ku është nevoja. Ne jemi një organizatë që kemi në qendër fëmijën, të rinjtë. Ne do të zgjerojmë programet për të rinjtë", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat