Moti në Kosovë, nuk priten reshje shiu

Kosova

Moti në Kosovë, nuk priten reshje shiu

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat do të jenë më prezentë pasditeve, por nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat  konstante.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të mbeten në vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë mesatare nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat