Policëve do t’u paguhen orët shtesë

Kosova

Policëve do t’u paguhen orët shtesë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 14:42
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka propozuar që të bëhet pagesa e orëve shtesë për Policinë e Kosovës.

Këtë propozim Gashi e paraqiti në mbledhjen e Qeverisë ku bëri të ditur se deri më tani janë munduar që kompensimin e orëve ta bëjnë me pushime, por për shkak të akumulimit të orëve të shumta dhe nevojës që ata të jenë në detyrë, një gjë e tillë është pamundësuar.

"Për përmbushjen e objektivave policore, Policia e Kosovës angazhon një numër të madh të policëve. Si rezultat zyrtarët policor kanë akumuluar një numër të madh të orëve. Për shkak të ngarkesës buxhetore Policia e Kosovës e ka të pamundur mbulimin shtesë dhe për këtë ka parë si zgjidhje kompensimkn, por nuk ka gjetur . Kanë akumuluar rreth 2 mijë orë për zyrtarët policor. Nuk jemi në gjendje të kompensojmë me pushim këto orë. Jemi në fazën finale për kompensimin e këtyre orëve shtesë", tha ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se pret që Ministria e linjës të kryejë kalkulimet dhe në një nga mbledhjet e radhës të kryhet ky obligim.

"Ne mund të kompensojmë më shumë se 40 orë shtesë në javë", u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat