Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 07:51
Pamje nga Prishtina

Ngjarjet e ditës së sotme listohen kësisoj:

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Prizren lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (pranë çezmes së Shadërvanit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës bën publikimin e raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës ku do të informojë bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

FSSHK mban konferencë me temën “Nënshkrimi  i memorandum bashkëpunimit në mes Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës dhe shpalosja e planit të veprimit  të tyre” (FSSHK, ora 10.00)

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Projektligjit të Punës dhe Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror (Salla e konferencave në MPMS, ora 11:00)

Prishtina International Vocal Festival mban konferencë për media (Filharmonia e Kosovës, ora 11:00) Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë ne ngjarjen e cila shënon sukseset e aktivitetit Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet vendore (Hoteli Emerald, ora 11:00)

Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Pejë lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (Sheshi përballë Pro Credit Bankës, në ora 11:30)

Në kuadër të fushatës për Mjedisin në Prishtinë lansohet Pema e Ndërgjegjësimit (Sheshi Nëna Terezë, pranë objektit të EUICC-së, në ora 12:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.41 (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

Baleti kombëtar i Kosovës mban konferencë për media (Skena e Tetatrit kombëtar, ora 13:00)

Nën përkujdesjen  Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më DKA-në bëhet promovimi i Librit ‘Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit Deçanas’ të autorit Prof.Muhamet Alaj  (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

Mbahet mbledhja Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 14:00)

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të lansojnë analizën gjinore të Kosovës (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:15)

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të ndjekë nga afër fillimin e asfaltimit të segmentit të katërt të zgjerimit të rrugës Prishtinë – Podujevë  (Tek nënkalimi i Gllanikut, afër shkollës, ora 15:30)

Hapet ekspozita individuale e piktorit Emrush Xhemajli (Muzeu i Kosovës, ora 19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat