Fillon asfaltimi i 14 rrugicave në fshatin Manastric

Kosova

Fillon asfaltimi i 14 rrugicave në fshatin Manastric

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:35
Asfaltimi i rrugicave në fshatin Manastric

Këtë të mërkurë ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugicave në fshatin Manastric të Ferizajt, ndërkaq asfaltimi ka filluar nga rruga “Xhemajl Nuha”.

Nga afër punimet e këtij projekti i ka përcjell nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti inxhinierja e ndërtimtarisë  Leonora Zeqiri.

Me këtë rast drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e këtij lokaliteti

“Jemi në fshatin Manastirc ku po fillojmë asfaltimin  e 14 rrugicave, ndërsa sot  po fillojmë më asfaltimin e rrugës “Xhemajl Nuha”, një rrugë me gjatësi 710 metra dhe me gjerësi 5 metra, gjithashtu do të vazhdohet edhe asfaltimi i rrugës “Brahim Muhaxheri”, ku në këtë rrugë është bërë edhe rregullimi i kanalizimit fekal. Vlera e këtij projekti është 211.557.60 €”, ka thënë drejtori Bytyqi.

I pari i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se kjo drejtori tash për tash është në vlugun e realizmit edhe të shumë projekteve infrastrukturore ku pritet të ketë edhe asfaltime të tjera.

U tha se gjatësi totale e 14 rrugicave në fshatin Manastirc është mbi 4 kilometra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat