Fermerëve vitias iu shpërndanë 88 bidona për qumësht

Kosova

Fermerëve vitias iu shpërndanë 88 bidona për qumësht

Nga: Aziz Zuka Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:49
Momentet e shpërndarjes së pajisjeve teknike për fermerët

Komuna e Vitisë si edhe viteve tjera po ndihmon fermerët vitias me paisje të ndryshme të nevojshme për veprimtaritë me të cilët merren.Në Viti sot  44 fermerë vitias, konkretisht prodhuesit të qumështit, kanë përfituar secili nga ta nga 2 bidona 20 litërshe të qumështi.

Kjo ndimë për ta është bërë e  mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Organizatën zvicërrane “Helvetas Swiss Intercooperation”, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe të implementimit të Grupi Lokal të Veprimit “Vitia” .

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para dorëzimit të këtyre bidonave, tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj, sikurse me projektin “Aftësitë për Punësim Rural” (APR) po përkrah fermerët vitias, duke i falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në veçanti në sektorin e bujqësisë.

Ai shtoj se kjo komunë edhe në të kaluarën ka përkrahur fermerët e saj me projekte dhe mjete të ndryshme të punës të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Viti.

Përndryshe financimi i këtij projekti është bërë në bashke participim, ku komuna e Vitisë, ka participuar me 50% të mjeteve financiare kurse nga 25% kanë participuar projekti APR dhe vetë fermerët.Përndryshe në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bidonave që është mbajtur në Viti, i pranishëm ishte edhe Basri Pulaj nga projekti APR dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat