Programi që krijojë 432 vende të reja të punës

Kosova

Programi që krijojë 432 vende të reja të punës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:58
Tryeza: “Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore”

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, e cila mori pjesë në aktivitetin “Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore”, ka thënë se në 16 komuna të Kosovës është arritur të identifikohen problemet e përbashkëta në shumë fusha.

Sipas Mangos e gjithë kjo punë ka rezultuar me realizimin e vendeve të reja të punës në biznese të ndryshme dhe janë dhënë 68 grante për angazhimin e komuniteteve.

Programi katërvjeçar, sipas saj, po ashtu ka shumë rezultate për ndërtimin e urave në mes komuniteteve, e cila ndikon për një të ardhme stabile të Kosovës.

Mango: Si rezultat i kësaj pune janë krijuar 432 vende të reja të punës

“E gjithë kjo punë e jona ka rezultuar me vende të reja të punës dhe si rezultat i kësaj pune janë krijuar 432 vende të reja të punës. E di se në Istog, kompania “Agro produkt”, ka krijuar 15 vende të reja të punës si rezultat i bashkëpunimit tonë. E gjithë kjo tregon se çka është e mundur kur ndërmarrjet, bizneset, njerëzit, komunitetet po angazhohen së bashku për të bërë ndryshime. Ne kemi punuar edhe me organizata të shoqërisë civile, janë dhënë 68 grante për mes të cilave është mbështetur angazhimi me pjesëtarët e komuniteteve. Kemi mbështetur edhe nëntë projekte të ndërtimit të kapaciteteve të komunave, njëri nga ta është edhe ‘e kiosku’”, thekosi Mango.

Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF-së dhe programit USAID/AKT-LS, ka thënë se për katër vjet me këtë program kanë arritur të sfidohen dhe të realizojnë mjaft rezultate, por mbeten ende punë për t’u zgjidhur.

Mahmuti: Ndërtuam dhe rinovuam objekte të rëndësisë publike dhe sociale

“Situata e tensionuar ndër etnike, brishtësia e gjendjes politike na kanë bërë më të fort dhe më të përkushtuar që të punojmë për një të ardhme ndryshe. Një të ardhme që me të vërtet bazohet dhe ofron zgjidhje lokale për probleme lokale. Ndërtuam dhe rinovuam objekte të rëndësisë publike dhe sociale, ndihmuam komunat të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve . mijëra certifikata janë lëshuar për “e-kiosqet’ e financuara nga programi. Me vije mirë që sot me ne janë edhe përfaqësuesit e komunave veriore, ku vepruam njëjtë sikur me të gjitha komunat tjera, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet që jetojnë atje”, ka thënë Mahmuti.

Ndërsa, përfituesja e projektit, Vesna Taniq nga veriu i Mitrovicës, tregoi se me investimet e saj në biznesin e rrobaqepësisë ka arritur që për një vit të trefishojë vëllimin e punës dhe të rritë numrin e punëtorëve.

Taniq: Me grant u trefishua puna

“Pas një viti hapa një biznes për rrobaqepësi, të vogël dhe me hapjen e këtij biznesi mora vesh edhe për projektin e USAID-it. Pastaj, u trefishua puna, kisha punëtorë pak, kisha tre – katër punëtorë veç”, theksoi Taniq.

Në këtë aktivitet u tha se 135 biznese kanë përmirësuar jetën e komuniteteve në këto 16 komuna.

Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhja Vendore është një program i financuar nga USAID-i, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar-CDF dhe ka për qëllim të forcojë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik, duke u përqendruar në problemet, nevojat dhe zgjidhjet e përbashkëta.

Kjo përfshin mundësi më të mira për integrimin e tregjeve minoritare me tregjet e shumicës, përmirësimin e zinxhirit të vlerave në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve, si dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratave lokale ndaj shërbimeve dhe nevojave të komuniteteve minoritare.

Në kuadër të këtyre 16 komunave, përfshihen 6 komuna me shumicë serbe, 6 komuna me shumicë shqiptare dhe katër komuna në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat