Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë -Podujevë

Kosova

Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë -Podujevë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:48
Nis asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë -Podujevë

Ka nisur asfaltimi i segmentit të katërt të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor,  i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizitoi fillimin e asfaltimit të segmenti i katërt të zgjerimit të rrugës Rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra.?

Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë si pjesë e  investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend, njofton kumtesa.

Në prononcim për medie, ministri Lekaj deklaroi se kjo rrugë ka ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj ane, duke lehtësuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe qytetarëve të Podujevës, por edhe tërë Kosovës. Ministri Lekaj ka kërkuar që pa e humbur cilësinë dhe dinamikën e punimeve, ky segment të përfundojë brenda këtij muaji.

Ndërkaq drejtori i Urbanizmit të Podujevës, e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për vendosmërinë e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për Podujevën dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat