Beqiri: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet

Kosova

Beqiri: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:54
Ismet Beqiri

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon takimet në degët e saj, ku sot zyrtarë të kësaj partie kanë qëndruar në Obiliq.

Siç ka njoftuar sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri strukturat e degës i informuan për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe institucionale në vend.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Takimi i radhës ishte sonte në Degën tonë në Obiliq, Strukturat e Degës i informuam për qëndrimet e LDK-së për të gjitha çështjet aktuale politike dhe Institucionale në vend.   Vlerësimi i pergjithshëm është se jemi të gatshëm dhe sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të ndalen këto dëme që po i bëhen shtetit nga ky koalicion i pakicës. Falenderoj Kryetarin e Degës z.Mehmet Krasniqi, Kryesinë e Degës, Kryetarët e Nëndegëve, aktivistë e veprimtar për punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat