Filloi hapja dhe rregullimi i një rruge në Pagarushë

Kosova

Filloi hapja dhe rregullimi i një rruge në Pagarushë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:20
Fshati Pagarushë

Fshati Pagarushë është një prej fshatrave të mëdha në Komunën e Malishevës dhe në të njëjtën kohë, është fshati më i shpërndarë, ku lagjet janë shumë larg njëra tjetrës dhe rrjedhimisht janë larg rrugës kryesore të fshatit.

Në këtë fshat, lagja “Bellq”, ishte pa rrugë të asfaltuar, dhe kanë pasur problem serioz në qarkullim, por nga tani ky problem do të largohet, pasi ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i kësaj rruge, deri në asfaltimin e saj.

Punimet në këtë rrugë, dje i kanë parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve, si dhe janë takuar me banorët e kësaj lagjeje.

“Nuk është me rëndësia se banorë jetojnë në këtë lagje, dhe as sa larg është lagjja, për neve rëndësi ka fakti që secilit banor dhe secilës lagje duhet t’iu krijohen kushtet elementare për jetesë normale, në këtë rast edhe për lëvizje të lirë, dhe për këtë qëllim, do ta rregullojmë edhe këtë rrugë, sikur edhe të gjitha rrugët tjera”, tha kryetari Begaj, sipas kumtesës për media.

Kryetari Begaj dhe drejtori Vrenezi, janë njoftuar edhe me nevojat tjera që kanë banorët në këtë lagje, ndërsa është bërë e ditur se është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, për fshatin Pagarushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat