27 ushtarë gjermanë dhanë jetën në Kosovë

Kosova

27 ushtarë gjermanë dhanë jetën në Kosovë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:56
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Richard Silberhorn

(E plotësuar) - Për 20 vjet, 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë, duke kontribuar për paqen dhe lirinë. Ndërsa kontributi i Gjermanisë nuk do të mungojë për Kosovën, duke kontribuar për një zhvillim të qëndrueshëm.

Kështu u tha sot në një konferencë për media pas takimit që kryeministri Ramush Haradinaj pati me delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe sekretarja e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik.

Haradinaj shprehi falënderime për shërbimin e ushtarëve gjermanë në Kosovë, ndërsa tha se është e rëndësishme që vizita po ndodhë në vigjilje të ditës së bashkimit të Gjermanisë.

Gjatë kësaj konference, vëmendje të posaçme mori shndërrimi i kampit ushtarak të KFOR-it gjerman në Prizren në park inovativ, me ç’rast kreu i ekzekutivit tha se ky park inovativ do të ndihmojë edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë.

Haradinaj: Ushtarët gjermanë kanë kryer me sukses punën

“Unifikimi i Gjermanisë është përjetuar si festë edhe në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën. Edhe sot është festë. Ajo që e shënon këtë ditë të sotme është edhe fakti se prania ushtarake gjermane dhe kampi ushtarak gjerman kalon sot  në prani ekonomike dhe nga sot kthehet në një park inovativ trajnues të biznesit. Dhe mund të them se jemi optimist se do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani. Ushtarët e Gjermanisë e kanë kryer me sukses punën, flamuri i tyre do të mbetet lart përgjithmonë në Kosovë, për shërbimin që e kanë bërë në Kosovë burra e gra gjermane. Kjo prani vazhdon në KFOR, por prania ushtarake në Prizren zëvendësohet me prani ekonomike”, tha ai.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Richard Silberhorn tha transferimi i përgjegjësisë tek pala kosovare përbën një moment shumë të rëndësishëm. Ndërsa foli edhe për jetën që dhanë në Kosovë ushtarë gjermanë.

Silberhorn: Në 20 vitet e fundit 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë

"Është një privilegj për neve që t'i tregojmë publikut në Kosovë, rajonit dhe në Gjermani se aktiviteti jonë ushtarak në Kosovë ka qenë i suksesshëm në atë mënyrë që kemi kontribuar në stabilitetin i cili ofron bazën për rritje ekonomike në aspektin civil. Në 20 vitet e fundit, 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë. Sikurse shumë familje kosovare ata janë sakrifikuar dhe sakrifica e tyre nuk ka shkuar dëmw dhe ne jemi duke ndërtuar në këtë frymë stabilitetin dhe paqen", u shpreh ai.

Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik ditën e sotme e quajti historike, me rastin e kalimit të kampit prej shfrytëzimit ushtarak në shfrytëzim civil.

Sipas saj, në këtë mënyrë mund të krijohet një bashkëpunim zhvillimor.

Flachsbarth: Ushtarët të zhvendosen nga Prizreni në Prishtinë                          

“Unë kam kënaqësinë që Qeveria kosovare dhe Qeveria gjermane e përfaqësuar në këtë rast nga Ministria për Bashkëpunim Zhvillimor, që së bashku do të udhëheqin këtë park trajnues edhe në të ardhmen. Ushtarët do të zhvendosen nga Prizreni në Prishtinë. Ne qëndrojmë si Ministri edhe më tutje në Prizren, dhe kam kënaqësinë që ne së bashku do të ecim drejt një bashkëpunimi të mirë për një perspektivë evropiane”, tha ajo.

Ndryshe, në këtë konferencë për media kreu i ekzekutivit nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët, si shenjë respekti për mysafirët gjermanë./

27 ushtarë gjermanë dhanë jetën në Kosovë

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Richard Silberhorn ka thënë se Kosova dhe Gjermania po shënojnë 20 vjetorin e marrrëdhënieve bilaterale duke shtuar sot në ditën e bashkimit të Gjermanisë KFOR-i gjerman në Prizren i dorëzon autoriteteve të Kosovës kampin ushtarak.

Ky i fundit do të shndërrohet në një park inovativ.

Zyrtari i lartë gjerman shtoi se në 20 vitet e fundit 27 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën në Kosovë.

Kurse, Maria Flachsbarth, sekretare e Shtetit në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj, tërhoqi vërejtjen se në Kosovë ka shumë papunësi dhe iu bëri thirrje autoriteteve vendore që të shfrytëzojnë kapacitetet duke iu referuar të rinjve.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha nga ana e tij se Gjermania është partner strategjik i Kosovës derisa çmoi lartë kontributin e KFOR-it gjerman në Kosovë.

Gjatë kësaj konference, shefi i Qeverisë ka lutur gazetarët disa herë që të mos bëjnë pyetje në mënyrë që të mos ia humbasin rëndësinë ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat