Investohen afro dy milionë euro për rrugët në Haden e re

Kosova

Investohen afro dy milionë euro për rrugët në Haden e re

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:54
"Hade e Re"

Sot janë inauguruar punimet për ndërtimin e rrugëve në lagjen "Hade e Re", me ç'rast kanë marrë pjesë kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Punimet në këto rrugë janë paraparë të zgjasin dy vite, me një buxhet prej afro 2 milionë eurosh.

Ministri Lekaj tha se ky realizimi i këtij projekti do të ndikojë në jetën e qytetarëve të kësaj lagjeje. Njëherësh, Lekaj premtoi edhe projekte të tjera për Obiliqin në vitet e ardhshme.

Lekaj: Në vitet e ardhshme do të investojmë edhe projekte të reja

Video "Ne i premtuam kryetarit që nuk do të jenë vetëm projekte që janë për vitin fiskal 2018, por do të fillojmë me projekte të reja në vitin 2019 dhe 2020 që me të vërtetë Obiliqi ta ketë pamjen çfarë duhet dhe çfarë qytetarët e kërkojnë. Në shërbim të kësaj ne jemi sot edhe këtu që të mbështesim projektin, por e falënderoj kryetarin për punën që po e bën dhe për projektet që po i zhvillon në kohë dhe mendoj që Obiliqi e meriton një përkrahje të tillë", ka thënë Lekaj.

Ndërsa kryetari Gashi i po ashtu ka thënë që vitin e ardhshëm buxheti i kësaj komune do të rritet për 5 milionë euro, dhe ka njoftuar që së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i sheshit të Obiliqit.

 Gashi: Projekti kushton afro 2 milionë euro

"Është projekt rreth 1 milionë e 950 mijë euro që janë të ndara nga Ministria, do të jetë projekt dy vjeçar dhe punët sot kanë filluar. Shpresojmë që buxheti që është i planifikuar për këtë vit, të realizohet. Gjithashtu, e falënderojmë ministrin që  edhe në ditët në vijim do të fillon edhe ndërtimi i sheshit në Obiliq, po ashtu janë duke u ndërtu rrugët nga Plemetini, Hamidi, deri në Shipitullë, një projekt që po zhvillohet me sukses", ka thënë Gashi.

Projekti për ndërtimin e rrugëve në këtë lagje, financohet nga komuna e Obiliqit dhe Ministria e Infrastrukturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat