Fundjava me mot kryesisht stabil - Bota Sot
Fundjava me mot kryesisht stabil

Kosova

Fundjava me mot kryesisht stabil

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:16
Ilustrim

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

5.10-6.10 - Mot i mirë, kryesisht me diell.

7.10 - Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

8.10 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...